RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Gjashtë të vrarë nga bombardimi i shkollës në Gaza

nga Venera Grabanica17 tetor 2023
Gjashtë të vrarë nga bombardimi i shkollës në Gaza

(Lajm i përditësuar)

Gjashtë të vrarë nga bombardimi i shkollës në Gaza

Të paktën gjashtë persona janë vrarë kur një shkollë u godit gjatë sulmeve ajrore në kampin e refugjatëve al-Maghazi në Rripin e Gazës, thonë Kombet e Bashkuara.

Dhjetra të tjerë u plagosën dhe mendohet se numri do të rritet, sipas deklaratës nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

Raportohet se të paktën 4,000 njerëz janë strehuar në këtë shkollë të UNRWA-s, e kthyer në strehë.


Bombardohet një shkollë në Gaza

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur pasi një shkollë u godit gjatë sulmeve ajrore në kampin e refugjatëve al-Maghazi në Rripin e Gazës, ka thënë Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Dhjetëra të tjerë janë lënduar dhe mendohet se numri do të rritet.

“Kjo është skandaloze dhe sërish tregon një shpërfillje flagrante për jetët e civilëve”, thuhet në deklaratën e OKB-së. “Asnjë vend në Gaza nuk është më i sigurt, madje as objektet e UNRWA-s”.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →