Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Gjashtë vatra zjarri aktive në Shqipëri

nga Kaltrina Berila18 gusht 2024
Gjashtë vatra zjarri aktive në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit, situata e zjarreve në vend ka shënuar një përmirësim të dukshëm, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të strukturave operacionale të sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror.

Nga 53 vatra zjarri të raportuara, 47 prej tyre janë shuar dhe vënë nën kontroll, ndërsa 6 vatra mbeten ende aktive dhe po monitorohen vazhdimisht nga ekipet tona në terren.

Ministria e Mbrojtjes, thekson se aktualisht vijojnë të jenë aktive, por pa paraqitur rrezik për qytetarët dhe banesat, vatrat në Bjeshkët e Bollotekut dhe mbi fshatin Tërnovë.

Në operacionet e fundit, kanë marrë pjesë 307 forca zjarrfikëse, 130 forca ushtarake, 58 efektive nga polica e shtetit, 155 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 55 nga administrata e zonave të mbrojtura, 32 shërbimi pyjor, dhe 151 vullnetarë.

Gjithashtu, ndihma e avionit Spartan nga Rumania ka qenë e rëndësishme për izolimin e vatrave problematike.

Në këtë periudhë të favorizuar nga temperaturat e larta, Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë qytetarët dhe veçanërisht fermerët të shmangin kategorikisht ndezjen e zjarreve për çdo arsye dhe të raportojnë menjëherë çdo rast zjarri pranë autoriteteve përkatëse./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →