Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjatë 24 orëve raportohet për tri raste të dhunës në familje

nga Miranda Beqaj14 maj 2022

Gjatë 24 orëve janë raportuar tri raste të dhunës në familje.
Siç bëhet e ditur nga raporti i policisë, rastet e dhunës janë nga Gllogoci, Malisheva dhe Skenderaj.
Në Gllogoc dje është arrestuar një pjesëtar i FSK-së, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhëratë i ka kanosur zyrtarët policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu një grua nga Malisheva ka raportuar dje se pas një mosmarrëveshje, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  viktima është dërguar te prindërit e saj ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Edhe një burrë në Skenderaj është arrestuar dje nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →