Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjen një kuletë me plot para, e dorëzon në polici

nga B G18 janar 2026
Gjen një kuletë me plot para, e dorëzon në polici

Sot, rreth orës 16:00 qytetari A. Rexhepi, 32 vjeç nga Ferizaj, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, në parkingun e “Viva Fresh Store”, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente personale dhe menjëherë i ka dorëzuar ato në polici.

“Në portofol ndodheshin 1,133.50 euro, 10 franga, 5 dollarë, si dhe dokumente personale në emër të B.Ç, 29 vjeçe, e cila pas identifikimit është kontaktuar dhe është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj, ku i është kthyer portofoli me të gjitha paratë dhe dokumentet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A. Rexhepi për gjestin human dhe shembullor, duke vlerësuar lartë ndershmërinë dhe përgjegjësinë e tij qytetare.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →