Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjenden të vdekur dy persona, njëri në Gjakovë e tjetri në Malishevë

nga Kaltrina Berila19 janar 2024
Gjenden të vdekur dy persona, njëri në Gjakovë e tjetri në Malishevë

Dy persona janë gjetur të vdekur gjatë ditës së enjte në Kosovë.

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Malishevë, ndërsa një grua është gjetur pa shenja jete në Gjakovë.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse.

Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia është duke e hetuar rastin./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →