Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Gjendet edhe trupi i dytë i peshkatarit që u mbyt në Pogradec

nga Kaltrina Berila31 dhjetor 2018

Trupi i pajetë i viktimës së parë është gjetur mbrëmë

Sot është gjetur edhe trupi i dytë i pajetë i peshkatarit që u mbyt në rezervuarin e fshatit Bradomirë të Pogradecit.

Ramazan Kojtari u mbyt mbrëmjen e shkuar bashkë me një person tjetër, teksa kishin dalë për peshkim.

Trupi i peshkatarit tjetër Arben Pupa, është gjetur dhe është nxjerrur nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë që shkuan në vendngjarje mbrëmë.

Dy viktimat dolën për të peshkuar së bashku në rezervuarin e fshatit.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rezervuarin e fshatit Bradomirë, ku shtetasi Arben Pupa 50 vjeç dhe Ramaza Kojtari 56 vjeç kishin dalë për të peshkuar, por nuk u kthyen më.

“50-vjeçari banues në fshatin Bletas të Pogradecit është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë. Ndërkohë për shtetasin Z.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, po vijojnë kërkimet me anë të polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij”, thuhej mbrëmjen e shkuar nga Policia./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →