Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Gjendet edhe viktima e katërt nga aksidenti tragjik në Vardar

nga Venera Grabanica3 janar 2025
Gjendet edhe viktima e katërt nga aksidenti tragjik në Vardar

Pasditen e sotme është nxjerrë nga ujërat e Vardarit edhe trupi i pajetë i 56-vjeçarit me iniciale A.A., i cili humbi jetën pas aksidentit në rrugën Rashçe-Saraj, përcjell TV21.

Ndërsa mbrëmë, rreth orës 21, sipas njoftimit të policisë, njësia speciale “Tigrat” nga lumi nxori veturën e tipit “Audi” me targa të Shkupit.

Në të u gjetën trupat e tre grave, N.A. 23 vjeçe, V.A. 25 dhe Z.A 59 vjeçe, të tria nga fshati Gërçec i Shkupit. Në këtë tragjedi ishte i përfshirë edhe një fëmijë 4 vjeç, i cili mrekullisht i shpëtoi aksidentit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →