🇽🇰 Kosova
Gjendet gruaja e cila rezultonte e zhdukur që nga data 27 prill
nga Venera Grabanica1 maj 2025
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur gruaja e cila ishte raportuar e zhdukur në Kaçanik.
Gruaja ishte raportuar e zhdukur më 27 prill.
“Pas disa ditë kërkimesh intensive, sot më 01.05.2025, rreth orës 09:55, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore personi i raportuar i zhdukur, H.J., 54 vjeçe, nga fshati Runjevë i Kaçanikut.
Operacioni i kërkimit, i cili nisi menjëherë pas raportimit më 27.04.2025, është realizuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet njësive policore, Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarëve vullnetarë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, thuhet se në terren janë përdorur dronë me kamera termike dhe pajisje të posaçme për terrene të vështira.











