RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Gjendet i vdekur 58-vjeçari, ishte në kërkim prej disa ditësh

nga Kaltrina Berila15 janar 2023
Gjendet i vdekur 58-vjeçari, ishte në kërkim prej disa ditësh

Gjendet trupi i pajetë i një shtetasi në lumin Buna në Shkodër.
Viktima ishte shpallur i humbur pas një kallëzimi të bërë nga bashkëshortja e tij më 8 janar.
“Më datë 14.01.2023, në ujërat e lumit Buna, shërbimet polumbare të FNSH Shkodër kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi, që dyshohet të jetë 58-vjeçari N. N., banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër. Për shtetasin N. N., më datë 08.01.2023, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, për humbjen e kontakteve me të. Gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që përdorte ky shtetas dhe aparati celular”, ka thënë Policia.
Vazhdojnë veprimet nga grupi hetimor, për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →