Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Gjendet i vdekur kreu i fshatit ukrainas

nga Miranda Beqaj3 prill 2022

Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha se kreu i një fshati ukrainas të rrëmbyer nga ushtarët rusë muajin e kaluar është gjetur i vdekur.
Duke folur të dielën, Vereshchuk tha se ai ishte vrarë në robëri nga forcat ruse.
Vereshchuk pohoi se 11 drejtues të komunitetit lokal në rajonet e Kievit, Khersonit, Kharkiv, Zaporizhzhia, Mykolaiv dhe Donetsk dihet gjithashtu se janë rrëmbyer.
“Ne po informojmë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), OKB-në, të gjitha organizatat e mundshme, ashtu si për civilët e tjerë që janë zhdukur”, tha ajo.
Ajo iu bëri thirrje të gjithëve që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t’i rikthyer ata./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →