Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Gjendet i vdekur kryetari pro-rus i qytetit ukrainas Kreminna

nga Kaltrina Berila3 mars 2022

Kryebashkiaku pro-rus i një qyteti në Ukrainën lindore, i cili mirëpriti pushtimin e presidentit, Vladimir Putin u ‘qëllua për vdekje’ pasi u rrëmbye nga shtëpia e tij, raporton “Daily Mail”.
Vlodymyr Struk, nga Kreminna në Luhansk, u vra të martën dhe pësoi një ‘plagë me armë zjarri në zemër’ pasi u ‘rrëmbye nga shtëpia’, sipas gruas së tij, transmeton rtv21.tv.
Duke shpallur lajmin në Facebook, këshilltari i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Gerashchenko pretendoi se Struk ishte një “mbështetës i Republikës Popullore të Luhanskut” (LPR) dhe ndoqi në mënyrë aktive një “pozicion pro-rus” javën e fundit duke “komunikuar me rusët”.
Këshilltari i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës pretendoi se “u gjykua” dhe e quajti atë “tradhtar”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →