Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjendet i vdekur një 50 vjeçar në Prishtinë

nga E.Bullaku2 qershor 2022

Sot rreth orës 12:00 është gjetur i vdekur një person, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka treguar se vdekjen e viktimës, 50 vjeç, e kanë konstatuar mjekët emergjent në vendin e ngjarjes.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Borovci./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →