Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjendet i vdekur një 57-vjeçar në Bërnjak të Zubin Potokut

nga Gentrita Xhemajli12 mars 2025
Gjendet i vdekur një 57-vjeçar në Bërnjak të Zubin Potokut

Një burrë është gjetur i vdekur sot në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë 57-vjeçari me inicialet Z.P. ishte gjetur i shtrirë në pushimoren (vikendicën) e tij, tutje thuhet se në afërsi të tij është gjetur një revole që sipas hetimeve fillestare të dyshohet se ka bërë vetëvrasje

“Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pa jetë me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →