Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

nga Kaltrina Berila12 maj 2024
Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

Një burrë në Prishtinë është gjetur i alivanosur në orët e mbrëmjes të së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e tij.

Sipas raportit të Policisë, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Ali Vitia, Prishtinë 11.05.2024 – 23:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte gjetur i alivanosur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhrin e prokurorit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →