Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

nga B.K8 shkurt 2019

Në vend ngjarje kanë dalë njesitet e policore

Sot rreth orës 09:00 një person është gjetur pa shenja jete i shtrirë në tokë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zyra për Informim e Policisë së Kosovë.

Policia është duke ndërrmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, është një person i shtrirë në tokë. Menjëherë në vend ngjarje kane dalë njesitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekesor i cili ka konfirmuar vdekjen e tij. Bëhet fjalë për viktimën mashkull E . L 51 vjec. Aktualisht hetuesit policor jane duke ndërrmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”, ka njoftuar Policia e Kosovës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →