Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjendet një granatë dorë në Mitrovicë të Veriut

nga Venera Grabanica29 maj 2025
Gjendet një granatë dorë në Mitrovicë të Veriut

Një granatë dore është gjetur në rrugën “Xhon Kenedi” në Mitrovicë të Veriut, gjatë punimeve për rregullimin e trotuareve.

Policia ka njoftuar se ka reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë sigurimin e perimetrit dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për siguri publike.

“Në vendin e ngjarjes kane dal edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (EOD), e cila ka bërë tërheqjen e mjetit, që ka rezultuar të jetë granatë dore e modelit M-75, prodhim Serb. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të cilesohet si: “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve.” Hetimet nga njësitë relevante policore janë duke vazhduar. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, dhe i bën thirrje qytetarëve që të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë apo të rrezikshëm në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt të policisë”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →