Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjendet një grua nga komuna e Ferizajt e cila u shpall zhdukur

nga Kaltrina Berila9 mars 2025
Gjendet një grua nga komuna e Ferizajt e cila u shpall zhdukur

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se H.I , është gjetur pas kërkimeve të bëra në disa zona.

Sipas këtij njoftimi, gruaja nga komuna e Ferizajt tani është e sigurt.

“Pas angazhimit të SHKKSH-së dhe mbështetjes së komunitetit, ajo u lokalizua dhe tani ndodhet nën kujdesin e duhur”, thuhet në njoftim.

“Falënderojmë të gjithë ata që ndihmuan në kërkime, shpërndanë informacionin dhe ofruan mbështetje në këtë proces. Solidariteti dhe bashkëpunimi juaj ishin vendimtarë për një përfundim të suksesshëm. Ju lutemi, qëndroni të informuar dhe të kujdesshëm. Në raste emergjente, mos hezitoni të kontaktoni ekipet tona të shpëtimit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →