Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Malishevë

nga Kaltrina Berila25 shkurt 2024
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Malishevë

Një burrë ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar në fushë, kishte hapur në një mjet të dyshimtë, të pashpërthyer.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:15 në fshatin Lladroviq, të komunës së Malishevës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë asgjësuar mjetin e dyshuar-granatë dore në mënyrë të kontrolluar, njofton raporti 24 orësh i policisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →