Një burrë është gjetur pa shenja jete të premtën në Mitrovicë të Jugut.
Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Kurse me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në IML.
“Rr.Miran Hajra, Mitrovicë Jugu 26.12.2025-NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport./21Media











