Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

nga Kaltrina Berila4 gusht 2025
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Një burrë, 64-vjeçar, është gjetur i vdekur në oborrin e tij në fshatin Cërnicë të Komunës së Gjilanit.
Për këtë rast Policia është njoftuar të hënën rreth orës 08:00.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për portalin rtv21.tv ka thënë se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se nga hetimet e para dyshohet për vetëvrasje.

“Njësitet relevante policore, së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, nga hetimet e para dyshohet për vetëvrasje”, ka theksuar Hashani.

Ai ka thënë se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Hetimet rreth këtij rasti i cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ janë duke vazhduar”, ka theksuar Hashani.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →