Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Gjendet trupi i një foshnje në bodrum, arrestohet nëna

nga Kaltrina Berila22 qershor 2022

Një i porsalindur i vdekur u gjet në bodrumin e një ndërtese banimi në Lüdenscheid të Gjermanisë. Në fokus të hetimeve është nëna e fëmijës.
Siç është raportuar nga policia trupi i pajetë është i një vajze të vogël. Ishte fshehur në një bodrum të një pallati banimi.
Megjithatë, ende nuk dihet shkaku i vdekjes, transmeton rtv21.tv.
Për shkak të dyshimeve për një vrasje, një komision tashmë ka nisur hetimet ndaj nënës së fëmijës. Gruaja 43-vjeçare e njohur për policinë është arrestuar dhe më pas u lirua për mungesë të provave.
Shkaku i vdekjes është gjithashtu i paqartë për momentin: nëse foshnja ka lindur e vdekur apo ka vdekur pas lindjes, aktualisht është pjesë e hetimit. Po pritet informacione nga autopsia./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →