Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Gjendet vajza e humbur 9-vjeçare nga Kosova në Shëngjin

nga Venera Grabanica26 korrik 2025
​Gjendet vajza e humbur 9-vjeçare nga Kosova në Shëngjin

Policia e Shtetit kanë gjetur një vajzë të mitur që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit.

Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, vajzën 9-vjeçare nga Kosova, raporton KosovaPress.

Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime intensive në terren.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e vajzës, e cila gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes.

Prindërit e vajzës kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional që bëri të mundur gjetjen e të miturës.

Policia e Shtetit u bën apel pushuesve që të tregojnë kujdes për fëmijët.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →