Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Gjendja në pikat e kalimit kufitar, ky është fluksi aktual

nga Venera Grabanica2 gusht 2025
​Gjendja në pikat e kalimit kufitar, ky është fluksi aktual

Edhe sot në disa nga pikat e kalimit kufitar vazhdon të ketë pritje të gjata të qytetarëve me automjete.

Sipas gjendjes së orës 16:16, pritjet më të gjata janë në dalje të pikës kufitare Jarinje me kolona të automjeteve deri në tetëqind metra në dalje dhe hyrje, teksa pritjet në të dyja anët e kësaj pike kufitare janë po ashtu nga gjashtëdhjetë minuta, raporton KosovaPress.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Hani i Elezit ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është pesëqind metra, me pritjet e qytetarëve njëzet minuta, teksa në hyrje kolona e automjeteve është tetëqind metra e gjatë dhe pritjet janë tridhjetë minuta.

Kolona ka edhe te Dheu i Bardhë, ku në hyrje të kësaj pike të kalimit kufitar kolona është një kilometër e gjatë, me pritjet deri në dy orë, ndërsa në dalje kolona është njëqindepesëdhjetë metra e gjatë dhe pritjet janë njëzet minuta.

Në pikën tjetër të kalimit kufitar Muçibabë kolona e automjeteve në hyrje është treqind metra e gjatë dhe pritjet e qytetarëve janë njëzet minuta, ndërsa në dalje pritjet janë tridhjetë minuta, me kolona të automjeteve deri në dyqind metra gjatësi, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →