🇽🇰 Kosova
Gjendja shëndetësore e gruas që u plagos sot në Fushë Kosovë
nga Kaltrina Berila6 gusht 2024
Një grua është plagosur me armë mëngjesin e së martës në Fushë-Kosovë.
Ajo u dërgua me urgjencë në Qendren Emergjente të QKUK-së.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla për portalin rtv21.tv ka thënë e plagosura tani është në gjendje stabile.
Syla tha se janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe se viktima ende është në Qendrën Emergjente.
“Ende e kemi në observim në Qendrën Emergjente, mandej vendosim për transferim në klinikën përkatëse”, tha Syla për rtv21.tv/21Media









