Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Gjendje e jashtëzakonshme në New York

nga Kaltrina Berila2 shtator 2021

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e New Yorkut pasi u godit nga reshjet rekord të shiut dhe përmbytjet si pasojë e stuhisë tropikale Ida.
Kryebashkiaku Bill de Blasio tha se qyteti “po duronte një ngjarje historike të motit” me “përmbytje brutale” dhe “kushte të rrezikshme” në rrugë, transmeton rtv21.tv.
Pamjet në mediat sociale treguan ujë që derdhej në stacionet e metrosë dhe shtëpitë e njerëzve dhe rrugë të përmbytura.
New Jersey gjithashtu shpalli një emergjencë dhe raportoi të paktën një vdekje.
Metroja e qytetit është mbyllur kryesisht dhe shumë shërbime trenash dhe fluturime janë pezulluar.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2 gradë Celsius që kur filloi epoka industriale./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →