Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjenerali i KFOR-it në takim lamtumirës me Kurtin

nga Venera Grabanica8 tetor 2024
Gjenerali i KFOR-it në takim lamtumirës me Kurtin

Gjeneralit të KFOR-it, Ozkan Ulutas në përfundim të mandatit të tij është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një vizitë lamtumirës.

Në njoftimin e KFOR’it, thuhet se Ulutas e ka falënderuar Kurtin për bashkëpunimin.

“Në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit #KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutaş ka zhvilluar sot një vizitë lamtumire te Albin Kurti. Gjeneralmajor Ulutaş shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe dialogun e fortë të zhvilluar, në mbështetje të përpjekjeve të KFOR-it. Ai gjithashtu ripohoi përkushtimin e palëkundur të misionit për të nxitur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e gjatë të KFOR-it në OKB”, thuhet në njoftimin e KFOR’it.

Gjeneralmajor Enrico Barduani nga Italia do të marrë komandën e misionit, më 11 tetor 2024.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →