Gjermania është goditur nga stuhia “Zoltan” në mëngjesin e hershëm të së enjtes.
Ndërprerjet e qarkullimit të trafikut hekurudhor dhe detar, dëmtimet në ndërtesat e banimit dhe tregjet e anuluara të Krishtlindjeve shkaktuan rrethana kaotike, kanë shkruar mediat gjermane.
Shërbimi Gjerman i Motit (DWD) pret që edhe të premten në mëngjes të ketë uragane të forta në brigjet e veriut dhe në detin Baltik.
Stuhia Zoltan gjithashtu ka vazhduar të shkaktojë probleme në pjesën tjetër të vendit. Edhe pse era fillimisht aty do të dobësohet ditën e premte, ajo do të jetë prezente sërish në gjysmën e dytë të ditës. Nivelet e ujit pritet të rriten në më shumë se 2.5 metra mbi mesataren e ujit të lartë midis orës 08:00 dhe 12:00, të premten.
Vetëm në jug të Brandenburgut, shërbimet e urgjencës numëruan rreth 68 misione nga pasditja deri në orët e hershme të mbrëmjes. Sipas zjarrfikësve, një pemë 15 metra e lartë ra pranë një stacioni autobusi në qytetin Hanseatik. Sipas një zëdhënësi, një person është lënduar nga një pemë e rrëzuar në Berlin./21Media











