Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjermania heq kufizimet për Kosovën, nuk nevojitet dëshmi e vaksinimit

nga Xh.D13 qershor 2022

Ambasada gjermane në Kosovë ka njoftuar se ka hequr të gjitha kufizimet për lëvizje, masa të cila janë vendosur që nga pandemia.
Sipas njoftimit, që nga java e kaluar janë hequr të gjitha kufizimet për ata që shkojnë në Gjermani.
“Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Kosova drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita)”, ka njoftuar ambasada.
Sipas njoftimit, udhëtimet hyrëse me vizë të vlefshme/udhëtim të vlefshëm kthyes drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →