Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Gjermania: Nuk do të shantazhohemi nga Putin

nga B.K31 mars 2022

Në përgjigje të lëvizjes së Rusisë për të detyruar blerësit e huaj të paguajnë në llogaritë e rublave për gazin rus, Gjermania ka thënë se nuk do të shantazhohet nga Putini.
Robert Habeck, ministri i ekonomisë, ka thënë se aleatët me të cilët ai ka folur besojnë se kontratat ekzistuese të gazit duhet të respektohen, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Ai shton se ende nuk ka parë ndonjë faturë të re gazi nga Rusia – dhe këmbëngul se ata janë të përgatitur për çdo gjë që Putini mund të vendosë për gazin.
Gazi rus përbën rreth 40% të importeve të gazit natyror të BE-së, me Gjermaninë klientin më të madh deri tani./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →