Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Gjermania premton më shumë mbështetje për Ukrainën

nga Kaltrina Berila30 nëntor 2022
Gjermania premton më shumë mbështetje për Ukrainën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz premtoi më shumë mbështetje për Ukrainën në një telefonatë me presidentin, Volodymyr Zelensky, gjatë së cilës përsëriti mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën edhe në fushën e mbrojtjes ajrore dhe rindërtimit afatgjatë.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit tha se të dy liderët folën për situatën në Ukrainë, ku sulmet ajrore ruse kanë shënjestruar infrastrukturën civile, ujin dhe energjinë elektrike.
“Kancelari dënoi bombardimet e vazhdueshme dhe siguroi Ukrainën për mbështetje të mëtejshme afatshkurtër”, theksoi zëdhënësi.
“Qeveria gjermane deri më tani ka ofruar ndihmë financiare afatshkurtër për riparimin e infrastrukturës energjetike që arrin në rreth 56 milionë euro (57,8 milionë dollarë)”, tha Hebestreit.
Gjermania gjithashtu furnizoi Ukrainën me më shumë se 350 gjeneratorë, shkruajnë mediat e huaja.
Zelensky shkroi në “Twitter” se u diskutua edhe zbatimi i një nisme për furnizimin me grurë ukrainas për vendet e varfra, së bashku me të ashtuquajturën “formula ukrainase e paqes”, e cila përfshin një tërheqje të plotë të trupave ruse nga territori ukrainas brenda kufijve të vitit 1991.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →