Gjermania njoftoi se udhëtarët që vijnë nga rajoni francez Moselle, do të përballen me kufizime shtesë, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus në këtë rajon. Masat e reja do të hyjnë në fuqi të martën.
Agjencia për kontrollin e sëmundjes në Gjermani tha se ka shtuar Mosellen në listën e zonave, ku variantet e reja të koronavirusit po përhapen.
Sipas kufizimeve të reja, pothuajse të gjitha udhëtimet do të ndalohen . Ekzistojnë vetëm disa përjashtime, përfshirë drejtuesit e kamionëve dhe disa punëtorë kryesorë.
Kushdo që kalon kufirin do të duhet të sigurojë një test të vlefshëm negativ COVID-19.
Në këtë listë janë edhe Republika Çeke, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar. Udhëtarët nga këto vende duhet të paraqesin test negativ për koronavirus para se të hyjnë në Gjermani. Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm shoferët e kamionëve dhe disa punëtorë kyçë.
Ashpërsimi i kufizimeve është kritikuar nga Komisioni Evropian, që e ka cilësuar si masë joproporcionale dhe ka thënë se nuk është në pajtim me një marrëveshje-kornizë të BE-së./21Media









