Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Gjesti rikthehet me baladën prekëse, dedikim për vëllain

nga B G29 janar 2026
Gjesti rikthehet me baladën prekëse, dedikim për vëllain

Pas një heshtjeje të gjatë që e mbajti larg muzikës, Gjesti rikthehet me një projekt që buron nga një përjetim i thellë personal. Këngëtari ka publikuar baladën e re “Memories”, një krijim i ndërtuar mbi dhimbjen e humbjes dhe boshllëkun që la pas ndarja nga jeta e vëllait të tij.

Ky rikthim shënon më shumë se një hap të ri në karrierë – është një rrëfim i sinqertë i emocioneve që e shoqëruan artistin gjatë kësaj kohe të vështirë. Përmes vargjeve dhe melodisë së ndjerë, ai sjell para publikut një histori personale, ku kujtimet marrin formë muzike.

Gjesti mban autorësinë e plotë të këngës, si në tekst ashtu edhe në muzikë, duke zgjedhur një qasje të thjeshtë, por të fuqishme emocionalisht. /21Media

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →