Gjevori për tregun e lirë të energjisë: Na leni rehat, e kemi dëshmuar vetën
Kujtim Gjevori, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Scampa” dhe anëtar i Bordit të Klubit të Prodhuesve, ka folur në emisionin “Click” në RTV21 për sfidat që po përballen bizneset në Kosovë, duke theksuar se pasojat ekonomike nga hyrja në tregun e lirë të energjisë tashmë kanë filluar të ndihen
Sipas Gjevorit, bizneset nuk kërkojnë më shumë ndihmë, por kërkojnë të paktën që të mos pengohen në punën e tyre.
”Ndonjë mbeshtetje direkte nuk kemi pasur, sa i përket veprimit ka pasur politika fiskale që na kanë ndihmuar shumë siç ka qenë shtyrja e TVSH-së. Ka qenë e mirëse ardhur. Na vet veitu ka ardhur koha me na ndihmu tash po thojmë veç me na lon rehat. Kemi mbrri me punë dikund dhe e kemi dëshmu”, tha Gjevori.
Ai tutje ka shtuar se nga vendimi për tregun e lirë, ”Nuk po e shoh se kush do të fitojë, por të gjithë bashkë do të humbim”./RTV21/21Media









