Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Gjigandi italian në bisedime me Vlahovic, nuk konsiderohen ofertat nga Arsenali e Tottenhami

nga Egzona Mehmeti25 janar 2022

Gjigandi italian, Juventus është në bisedime për të nënshkruar me sulmuesin e Fiorentinas, Dusan Vlahovic, raporton “Sky Sports Italy”. Po ashtu, raportohet se agjentët e sulmuesit nuk do të konsiderojnë asnjë ofertë nga dy klubet londineze, Arsenali dhe Tottenhami.
“Zonja e Vjetër” është në bisedime që të zbresin çmimin që po e kërkon Fiorentina për Vlahovic, i cili besohet të jetë në regjionin e 70 milionë eurove.
Krerët e Fiorentinas dëshirojnë ta largojnë 21 vjeçarin serb këtë muaj nga skuadra, që të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij, pasi që Vlahovic ka hyrë në 18 muajt e tij të fundit të kontratës së tij dhe nuk ka shprehur dëshirën që ta rinovojë atë me klubin italian.
Këtë sezon, në 24 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat për Fiorentinan, Dusan Vlahovic ka regjistruar 20 gola dhe katër asistime mbi emrin e tij.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →