Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Gjilani e fiton derbin lokal ndaj Dritës

nga Venera Grabanica26 shtator 2021

Derbi lokal i javës së gjashtë të Superligës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Gjilanit i ka takuar skuadrës së trajnerit Ismet Munishi.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë i ka takuar Gjilanit që ka triumfuar me rezultat 2-0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe në pushim e skuadrave pati një përplasje ndërmjet dy tifozerive gjë e cila bëri që pjesa e dytë të filloje me disa minuta vonesë.
Në pjesën e dytë Gjilani u tregua skuadër më cinike dhe realizoi dy gola.
Fillimisht Progni shënoi për 1-0 në minutën e 66; dhe më pastaj edhe Kelmendi që realizoi në minutën e 89’ të ndeshjes.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →