Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Gjilani e Prishtina marrin fitore në ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

nga B.K5 prill 2023
​Gjilani e Prishtina marrin fitore në ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Janë zhvilluar sot dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Gjilani ka marr një fitore tejet të rëndësishme duke e mposhtur Llapin në Podujevë me rezultat 2-1.

Për Gjilanin golat i realizuan nga Jashari dhe Islami, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Selimi në minutën e 39’.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina ka fituar ndaj Vushtrrisë me përmbysje të rezultatit. Skuadra e Currit ishte në disavantazh 1-0 pas golit të Chibuezes në minutën e 18, por në shtatë minutat e fundit mysafirët përmbysën rezultat me dy gola të realizuar nga Krasniqi.

Ndeshjet kthyese zhvillohen më 15 prill.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →