Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Gjilani fiton 2.6 milionë euro

nga Kaltrina Berila25 korrik 2019

Gashi dhe Haziri me marrëveshje milionëshe

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka investuar në Gjilan dhe në Zhegër 2.6 milionë euro për ngritjen dhe avancimin e infrastrukturës sportive, rinore dhe kulturore.

Ministri në detyrë, Kujtim Gashi dhe kryetari i Komunës së Gjilanit sot kanë nënshkruar marrëveshjen milionëshe.

“Me kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri nënshkrova marrëveshje bashkëpunimi për finalizimin e projekteve: Renovimi i Stadiumit të Qytetit në vlerë prej 1 milion e 950 mijë euro, dhe projekti për palestrën sportive në Zhegër të Gjilanit në vlerë rreth 650 mijë euro”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij “Facebook”.

Kujtim Gashi shtoi se MKRS-ja është e fokusuar në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive në Republikën e Kosovës.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi edhe dje në Shtime, ka nënshkruar dy memorandume për financimin e projekteve sportive, rinore e kulturore. Bëhet fjalë për projektet: Ndërtimin e Arkivit të qytetit dhe dhe Përfundimin e punimeve në Stadiumin e Qytetit me 474 mijë euro./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →