Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjilani shpall “Qytetar Nderi” presidentin Nishani

nga RTV2112 maj 2017

Komuna e Gjilanit nderon presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani

Me iniciativë të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, sot Kuvendi Komunal i Gjilanit do ta shpallë “Qytetar Nderi” presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Fillimisht, presidenti shqiptar do të takohet me kryetarin Haziri, në ora 10:00, ndërsa me fillim në ora 10:30, në sallën e Kuvendit, presidentit të Shqipërisë, i jepet titulli më i lartë i Komunës, “Qytetar nderi”.

Ndërkohë, me fillim në ora 11:00, në sallën e teatrit të qytetit, presidenti Nishani shpërndan dekorata për personalitetet e Gjilanit dhe Anamoravës, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e shqiptarëve.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →