(Lajm i përditësuar)
Gjini: Partneritetet tona nuk guxojnë të cenohen
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini në emisionin “Click”, tha se partneritetet e Kosovës nuk guxojnë të cenohen.
“Partneritetet tona nuk guxojnë me u cenu, unë besoj që krejt kjo qa po i ndodhë Ksovës ka me qenë mësim për të gjithë ne, të gjithë qytetarët, se unë jam qytetar i Kosovës, por shpresoj që këtë mësim e marrim sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Gjini.
Gjini: Kurti na ka prishë me Evropën, me Amerikën dhe na ka lanë pa Këshill të Evropës
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini në emisionin “Click”, tha se ne jemi tu e ditë se qa është duke i bë vendit Kurti.
“Ne jemi tu e ditë së ky qa është duke i ba vendit, na ka prishë me Amerikën, na ka prishë me Evropën na la pa Këshill të Evropës e ka sakatu ekonominë”, tha Gjini.
Gjini: Ju them qytetarëve të Kosovës nëse kemi me ra në grackë edhe një herë çmimin keni me e pagu vetë, nuk ka me e pagu Kurti
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini në emisionin “Click”, tha se nëse qytetarët e Kosovës bien në grackë edhe një herë këtë çmim kanë me e pagu vetë ata dhe jo Kurti.
“Unë ju them qytetarëve të Kosovës se nëse kemi me ra në grackë edhe një herë çmimin keni me e pagu vetë, nuk ka me e pagu Kurti”, tha Gjini.
Gjini: Kosovën e mbronë vetëm Ushtria e Amerikës dhe KFOR-i
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini në emisionin “Click”, tha se Kosovën e mbronë vetëm Ushtria e Amerikës dhe KFOR-i, sepse Kosova nuk ka arritë për këtë kohë me e kriju kapacitetin mbrojtës.
“Gogoli që po e ndërton Kurti që i ka pru tenkat në veri, edhe nëse me të vërtetë i ka pru edhe me të vërtetë e ka për qëllim me hy e vetmja gjë që i ndalë është ushtria Amerikane dhe KFOR-i, se nëse i nis tenkat Serbia e aeroplanat luftarak, KFOR=i duhet me i ndalë, sepse nuk kemi arritë për këtë kohë me e kriju kapacitetin mbrojtës”, tha Gjini .
Gjini: E kemi ditë që Kurti është mashtrues
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini në emisionin “Click”, tha se e kemi ditë që Kurti është mashtrues, por që e formon një grup mashtruesish.
“ E kem ditë që është mashtrues, por që e formon një grup mashtruesish unë nuk kom prit kaq shpejt edhe pse në aspektin e komunikimit njerëzit edhe kulturohen mes vete, antropoligjikisht marrin prej njeri tjetit”, tha Gjini.
Gjini: Serbia do kufi në Ibër
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini në emisionin “Click”, tha se Serbia nuk e do asociacionin por do kufi në Ibër.
“ Serbia nuk do asociacion, Serbia do kufi në Ibër. Asociacioni nuk e lejon me e realizu atë punë. Serbia do me e nda Kosovën në Ibër”, tha Gjini.
Gjini: Qeveria është duke e shndërruar Kosovën në demokraturë
Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini në emisionin “Click”, tha se qeveria është duke e shndërruar Kosovën në demokraturë.
“Është duke e shëndërru Kosovën në demokraturë, dmth është duke i ndrru ligjet në një vend të stabiluzar me ligje kur një qeveri i qon 300 ligje në parlament është duke ia përshtat ligjet vetes, nuk është duke e nënshtru veten ndaj ligjit”, tha Gjini.
Gjini: Nuk kemi nevojë për para, vetëm lirim të procedurave që punët të mos zgjaten deri në tri vjet
Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini në emisionin “Click”, tha se si kryetar nuk ka nevojë për para, por vetëm lirim të proceduarave për t’i kryer punët dhe të mos pengohet tri vite për të kryer një rrugë.
“Nuk kam nevojë për pare, nuk jam tu lyp pare vetëm me mi liru procedurat që unë me i kry shembull ta marrim, qytetin e vjetër, mos me më pengu tri vjetë me kry një rrugë, qëta po e du”, tha Gjini.
Gjini: Qëllimi i qeverisë është që kryetarët e komunave të opozitës të duken keq
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini në emisionin “Click”, tha se qëllimi i qeverisë është që kryetarët e komunave të opozitës të duken keq.
“Qëllimi i qeverisë është që kryetarët e komunave të opozitës të duken keq, sidomos disa që flasin me u dukë keq, sidomos disa që flasin përfshi edhe mu”, ka thënë Gjini.
Gjini: Qeveria po e pengon qëllimisht funksionimin e komunave
Kryetari i Gjakovës dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini në emisionin “Click”, në RTV21 ka folur rreth temës “Pse e do AAK dorëheqjen e Kurtit”, tha se Qeveria po e pengon fuksionimin e komunave qëllimisht.
“ Qeveria na pengon seriozisht me seriozitetin më të madh kujt të duash i them, Kryeministrit, të gjithë të tjerëve, janë duke na penguar seriozisht e dinë edhe vete që janë duke na pengu, e bajnë qëllimisht”, tha Gjini./21Media











