Ardian Gjini, kryetar i Komunës së Gjakovës, ka thënë se është thellësisht i tronditur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Gjini ka thënë se është shumë e rëndë të humbasin jetën fëmijët kështu.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe gjithë qytetarëve të Deçanit dhe gjithë Kosovës! Duhet të zbardhet ky rast!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se tre persona kanë mbetur të vrarë sonte nga sulmi ndaj një autobusi në Gllogjan./21Media








