Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Gjoba e pezullime, FIFA merr vendim që ndeshja Argjentina-Brazil të luhet përsëri

nga Xh.D14 shkurt 2022

Komisioni disiplinor i FIFA-s shqiptoi gjoba e pezulloi lojtarë, ndërsa urdhëroi Brazilin dhe Argjentinën të luajnë përsëri ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës që u ndërpre përshkak se zyrtarët shëndetësor në fushë, pasi disa lojtarë besohet se nuk respektuan rregullin për karantinim.
Katër nga lojtarët e Premier Ligës angleze u akuzuan për shkelje të kërkesave të karantinës në Sao Paulo në shtator dhe për falsifikim të deklaratave , duke e fshehur se kishin qenë në listën e kuqe për 14 ditë.
Emiliano Buendía, Emiliano Martínez, Giovani Lo Celso dhe Cristian Romero tani do të vuajnë dënimin me dy ndeshje në ndeshjet e FIFA-s pasi “nuk kanë respektuar Protokollin Ndërkombëtar të Ndeshjeve të FIFA-s për kthimin në futboll”, tha organi qeverisës botëror.
FIFA urdhëroi Federatën e Futbollit të Brazilit të paguajë një gjobë prej 550,000 frangash zvicerane (rreth 600,000 dollarë) për “shkelje të lidhura me rendin dhe sigurinë”, dhe për braktisjen.
Federata Argjentinase e Futbollit u gjobit me 250,000 franga zvicerane (270,000 dollarë) për dështimin në përmbushjen e detyrimeve të saj në lidhje me rendin dhe sigurinë, përgatitjen dhe pjesëmarrjen e saj në ndeshje.
FIFA nuk ka caktuar datën apo vendndodhjen që ndeshja të luhet sërish. Brazili dhe Argjentina kanë vulosur tashmë një vend në Kupën e Botës në Katar në nëntor përpara përfundimit të planifikuar të kualifikimeve të CONMEBOL në mars./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →