Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjuriq ndërhyn në zgjedhjet e Kosovës, u bën thirrje serbëve që ta votojnë Listën Serbe

nga Kaltrina Berila13 janar 2025
Gjuriq ndërhyn në zgjedhjet e Kosovës, u bën thirrje serbëve që ta votojnë Listën Serbe

Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të gjejnë forcë brenda vetes dhe “të ruajnë unitetin” dhe, siç thotë ai, të kuptojnë rëndësinë e të qenit “të bashkuar ndaj regjimit të Kurtit”.

Ai thotë se sinqerisht shpreson që “shkelja e të drejtave të popullit serb” në Kosovë do të ndal.

“Është domethënëse dhe u bëj thirrje bashkatdhetarëve tanë që të gjejnë forcë brenda vetes dhe të ruajnë unitetin dhe të kuptojnë rëndësinë e të qenit të përfaqësuar në mënyrë unike ndaj regjimit të Kurtit. Lista Serbe paraqet mjet për luftën për të drejtat kolektive serbe në Kosovë sepse me ndihmën e saj do të tregojmë se Serbia dhe serbët nuk po tërhiqen”, ka pretenduar Gjuriq në RTS.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →