Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Gjuriq: Serbia mund të jetë mikpritëse e takimit eventual mes Trumpit e Putinit

nga B G14 janar 2025
Gjuriq: Serbia mund të jetë mikpritëse e takimit eventual mes Trumpit e Putinit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se Serbia është e gatshme të mirëpresë një takim të mundshëm midis presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Serbia mund të luajë një rol të rëndësishëm si mikpritëse. Presidenti Vuçiq ka ndërtuar një reputacion ndërkombëtar, që na mundëson të jemi vend i takimeve të tilla”, tha Gjuriq për Radio-Televizionin e Serbisë.

Media të ndryshme ndërkombëtare janë duke raportuar ditëve të fundit për mundësinë e një takimi të tillë, derisa Trump, i cili është zotuar se do ta përfundojë shpejt luftën e Rusisë në Ukrainë, pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më 20 Janar.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →