Gjykata mban seancë të mbyllur për dy të dyshuarit për spiunazh
(Lajm i përditësuar)
Gjykata mban seancë të mbyllur për dy të dyshuarit për spiunazh
Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë po mban seancë të mbyllur, ku po shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila ka kërkuar paraburgim për dy personat e dyshuar për spiunazh.
Sot pritet të dalin para Gjykatës së Prishtinës dy të dyshuarit për spiunazh
Të enjten (06.06.2024) pritet të dalin para Gjykatës së Prishtinës dy të dyshuarit me inicialet B.Sh. dhe M.Q për spiunazh të cilët u arrestuan ditën e djeshme (05.06.2024) e ndaj tyre Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktim të paraburgimit.
Për këtë do të mbahet seanca dëgjimore dhe gjykata pritet të vendosë për masën e sigurisë ndaj tyre. Seanca do të mbahet në ora 14:30.
Gjyqtari i procedurës paraprake është gjyqtari special Valon Kurtaj.
Kërkohet paraburgimi për dy të dyshuarit për spiunazh
Prokuroria Speciale ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj dy të dyshuarve, B.SH., dhe M.Q.
Kërkesa i është dorëzuar Gjykatës së Prishtinës sot më 06.06.2023 dhe jo më larg se ditën e nesërme, më 07.06.2024, do të mbahet seanca dëgjimore dhe do të vendoset lidhur me kërkesën e prokurorisë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi këtë e ka konfirmuar për kallxo.
“Është bërë kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit për dy të dyshaurit” , tha Liridona Kozmaqi nga PSRK.











