Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjykata merr vendim ndaj të dyshuarit për dhunimin e 71-vjeçares

nga Kaltrina Berila15 nëntor 2022
Gjykata merr vendim ndaj të dyshuarit për dhunimin e 71-vjeçares

Një muaj paraburgim i është caktuar një burri nën dyshimet për dhunimin e një 71-vjeçareje në komunën e Skenderajt.
Lajmin për caktimin e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Prokuroria nuk ka dhënë detaje lidhur me të dyshuarin.
“Për shkak të hetimeve, nuk mund të ju informojmë me moshën e të dyshuarit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore.
Një grua 71 vjeçare dyshohet se u dhunua nga një person i moshës së re.
Rasti i dhunimit dyshohet se ka ndodhur me 4 nëntor, ndërsa në polici është raportuar me datën 6 nëntor./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →