Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjykata Speciale arreston ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj

nga Gentrita Xhemajli5 dhjetor 2024
Gjykata Speciale arreston ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale e ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilajn.

Një gjë të tillë për portalin rtv21.tv, e ka bërë të ditur i biri i tij, Blendi Kilaj.

Ai tha për portalin rtv21.tv tha se arrestimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, teksa nuk iu është bërë e ditur arsyeja e arrestimit.

Dhomat e Specializuara në Hagë kishte liruar “me kushte të rrepta”, Kilajn. Lirimi i tij me kusht është mundësuar pas dhënies së dorëzanisë prej 30.000 eurosh.

Në nëntor të vitit 2023, Kilaj u arrestua nga Dhomat e Specializuara në Hagë, nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →