🌍 Bota
Gjysmë milioni refugjatë ukrainas kanë nevojë për mbështetje të shëndetit mendor
nga Xh.D22 mars 2022
Rreth gjysmë milioni refugjatë ukrainas të cilët kanë lënë vendin e tyre dhe kanë shkuar në Poloni kanë kërkuar mbështetj për çrregullime të shëndetit mendor dhe 30 mijë vlerësohet të kenë probleme të rënda të shëndetit mendor sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.
OBSH ka thënë se përpos problemeve të shumta me shëndetin mendor, ata po përballen edhe me të tjera probleme sa i përket shëndetit të tyre si ethe, diarre, hipotermi, infeksione të traktit të sipërm respirator dhe arrest kardiak.
“Është e papranueshme, kujdesi shëndetësor duhet të mbrohet gjithmonë”, thanë nga agjencia të dielën./21Media








