Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Gliha: Nuk e di nëse nesër është ndeshja e fundit për mua

nga Venera Grabanica20 nëntor 2023
Gliha: Nuk e di nëse nesër është ndeshja e fundit për mua

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Primoz Gliha nuk ka dashur të flas për të ardhmen e tij në stolin e Kombëtares së Kosovës.

Në konferencën për media para ndeshjes me Bjellorusinë, Gliha ka thënë se nuk e di se çfarë do të ndodh pas ndeshjes së nesërme.

“Nuk e di dhe as nuk po mendoj për këtë. Vëmendja ime është tek ndeshja e së martës dhe për pjesën tjetër nuk dua të komentoj”, ka thënë Gliha.

Ai më tutje shtoi se gjatë këtyre ndeshjeve në krye të Kosovës, është i lumtur që lojtarët nga Superliga e Kosovës kanë dëshmuar kualitetet e tyre.

Slloveni gjithashtu ka thënë se asnjëherë nuk ka ndjerë presion si trajner i Kosovës, për më tepër ai ka thënë se kjo punë vetëm i la dhënë kënaqësi.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →