Gjiganti anglez, Liverpool, para pak çastesh konfirmoi se mbrojtësi anglez, Joe Gomez do të vazhdojë të ardhmen e tij në “Anfield Road”.
Gomez nënshkroi kontratën e tij të re në qendrën stërvitore “AXA”, për ta vazhduar periudhën e tij shtatë vjeçare me “Të Kuqtë” edhe në sezonet e tjera.
Mbrojtësi anglez është transferuar nga skuadra e Charlton Athleticut te Liverpooli në verën e vitit 2015 dhe që nga ajo kohë ka arritur të bëjë 142 paraqitje në të gjitha garat duke fituar Ligën e Kampionëve, Premier Ligën, FA Cup, Carabao Cup, UEFA Super Cup dhe Kupën e Botës për klube.
Gomez ka rinovuar kontratën e tij me Liverpoolin për pesë vite të tjera, ku vazhdon qëndrimin në “Anfield Road” deri në qershor të vitit 2027.









