(Lajm i përditësuar)
Policia e Kosovës ka informuar se një i vrarë, dy policë të plagosur dhe shtatë të arrestuar është bilanci total nga grabitja e një argjendarie në Suharekë që ndodhi javën e kaluar.
Njësia Speciale Intervenuese pjesë e operacionit në kapjen e të dyshuarve për grabitjen në Suharekë
Pjesë e operacionit për lokalizimin e të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë janë edhe Njësia Speciale Intervenuese.
Informacionet dhe lokalizimi i personave të dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Suharekë kanë qenë edhe për mundësinë e rezistencës dhe rrezikshmërisë së personave që ishin identifikuar nga policia.
Për këtë rast në aksionin policor që u zhvillua në tre lokacione të ndryshme Suharekë, Prishtinë e Fushë Kosovë është ftuar edhe Njësia Speciale Intervenuese.
Aksion i policisë për t’i arrestuar grabitësit e argjendarisë në Suharekë, njëri plagoset për vdekje
Një person i dyshuar për grabitjen në argjendarinë në Suharekë dyshohet se është vrarë gjatë ditës së sotme.
Bëhet e ditur se gjatë aksionit të Policisë së Kosovës është plagosur edhe një zyrtar policor.
Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic. Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.
Gjykata e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim për dy të dyshuarit në lidhje me rastin e grabitjes në një argjendari në Suharekë.
Gjykata e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim për dy të dyshuarit në lidhje me rastin e grabitjes në një argjendari në Suharekë.
Të dy të dyshuarit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, dyshohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz./kallxo











